Është 30 vjeç, ka luajtur në të katërt kampionatet më të fortë të Europës dhe tani po mahnit në Gjermani. Kevin-Prins Boaateng dukej si një njeri i lodhur nga futbolli vjet, kur shkoi te Las Palmas për t’u qetësuar pak, por shënoi 10 gola në 28 ndeshje dhe e ndihmoi skuadrën ishullore të zhvillonte një sezon fenomenal. Tani Las Palmas është në fund, ndërsa Boateng bën të ëndërrojë gjithë Frankfurtin.
Mesfushori ganez shënoi golin e parë sot në fitoren 2-0 kundër Gladbahut, me Frankfurtin që e sheh veten përkohësisht në vendin e dytë. Skuadër solide, nuk shënon shumë, por aq sa duhet, ndërsa me 3 gola e nivel të lartë loje Boateng duket në kulmin e vet dhe është kthyer në idhull për tifozët.