“Këtu nuk ka shqiptar-maqedonas“, kapiteni i Maqedonisë pas suksesit historik: Ka vetëm një fanellë dhe e kemi treguar

Maqedonia e Veritu ka prekur sot një nga arritjet më të mëdha në histori, duke prerë një biletë për në “play off“-et e Kupës së Botës. Pas ndeshjes me Islandën, kapiteni Stefan Ristevski ka folur për mediat, ku hedhur poshtë ndarjet në dhomën e zhveshjes. Ristevski është shprehur se nuk ka shqiptarë dhe maqesonas në grupin e tyre, por vetëm një fanellë që e përfaqësojnë të gjithë.

“Sot Maqedonia është e mbytur nga gjëra të ndryshme. Më vjen mirë që e bëmë kaq të lumtur këtë popull. Kjo dhomë e zhveshjes nuk ka bardh e zi, nuk ka shqiptar-maqedonas, ka një fanellë dhe ne e tregojmë këtë dhe mendoj se Maqedonia me meritë hyri në “play off”.

Çfarë u thashë lojtarëve para ndeshjes? Ato filma m’u rikthyen nga Gjeorgjia, e di çfarë presioni është nga ajo anë, por u thashë çfarë ndava me ju. Ne duam të ecim përpara, të përparojmë, sporti bën diferencën dhe i bëmë njerëzit të lumtur. Më vjen mirë që më në fund i kemi bashkuar njerëzit, sot Maqedonia ka treguar se dëshiron të ecë përpara dhe këta djem, ky staf profesional e kanë treguar fshehurazi se çfarë duam të arrijmë. Na kanë nënvlerësuar, por duke luftuar ne ia dolëm”, ka thënë Ristevski./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *