“Këtu ka më shumë dele se njerëz”! Hyseni flet nga aventura e re: Do flas me Paratizanin, si Vlora nuk ka

Nga Klaudio Ndreca

Alesio Hyseni do të huazohej nga ekipi i Partizanit te skuadra kampionëve e Ishujve Faroe, KL Klaksvik. Faktikisht të tilla lëvizje janë të rralla për ekipet shqiptare sa i përket kampionatit në fjalë, atje ku u vendos që të dërgohej mesfushori.

Në një lidhje direkte për “Zona Gol”, Hyseni ka treguar edhe aventurën e re. Gjithashtu edhe në Ishujt Faroe është bllokuar futbolli, për shkakun e pandemisë së COVID-19. Por lojtari konfirmon se në këtë vend ka më shumë dele se njerëz, ndërsa kërkon që të flasë me Partizanin sa i përket së ardhmes. Pak minuta ka pasur në skuadrën e kuqe, ndërsa për të qendruar me kryeqytetasit, kërkon një siguri për hapësirën që do të krijohet.

Si po e përjetoni këtë moment të vështirë dhe kur pritet të rifillojë kampionati në Ishujt Faroe?

Kampionati do të fillojë në 9 maj dhe mund të them se jam me fat që luaj në këtë vend, pas gjithë kësaj periudhe të vështirë. Jam shqiptari i vetëm këtu, por mund të them se është një kampionat shumë i mirë. Kam miq në Peruxhia, por për fat të mirë nuk ka shumë të prekur aty. Këtu çdo gjë është shumë mirë dhe prej 1 jave nuk ka asnjë të prekur me Koronavirus.

E keni menduar rikthimin në Superiore në fund të sezonit?

Unë jam këtu sepse është një kampionat i mirë. Për të ardhmen nuk e di akoma, pasi do flasim me Partizanin. Te “të kuqtë” kam pasur më shumë vështirësi dhe i kam kërkuar klubit të largohem për më shumë minuta. Këtu jam i bindur që do luaj më shumë.

A është e vërtetë që aty ka më shumë dele se njerëz?

Është e vërtetë që këtu ka më shumë dele, se njerëz. Mund të them se si Vlora nuk ka.

Më mirë te Flamurtari apo Partizani?

Te Flamurtari kam luajtur më shumë minuta dhe kam qenë më i lumtur.

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online