“Këtu e blejnë ekipin për t’u bërë të njohur presidentët“, Dedaj e sheh ndryshe: Nuk duan të njihen futbollistët

Everest Dedaj ishte i ftuar në studion e “Botërori Katar 2022” në “Ora TV“, ku përpos kampionatit botëror është diskutuar edhe për futbollin shqiptar. Gazetari në fjalë ka kritikuar tendencën e presidentëve për protagonizëm. Sipas tij, presidentët e klubeve shqiptare blejnë aksionet për t’u njohur në media.

“Këtu e blejnë ekipin për t’u bërë të njohur presidentët. Këtu blejnë ekip futbolli biznesmenë të njohur. Pra tendenca e presidentit nuk është të njihen futbollistët dhe të njihet ekipi, është thjesht të njihet ai. Presidenti është qendra e gjithçkaje“, është shprehur Everest Dedaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *