“Është çmenduri”! Sulçe kritikon menaxhimin e klubeve shqiptare: I vjen reklama pa lekë dhe nuk lënë lojtarët të dalin në televizor

Altin Sulçe ka kritikuar mënyrën e menaxhimit të klubeve shqiptare. Gjatë emisionit “Botërori Katar 2022“ në “Ora TV“, gazetari i sportit e sheh të pakuptueshëm faktin përse nuk lihen lojtarët të flasin për mediat, duke mos reklamuar as punën e tyre.

“Klubet nuk i lënë lojtarët të dalin në televizor. Është e tmerrshme. Nuk lënë lojtarët të dalin në televizor. “Heshtje shtypi” thonë. Nuk i bëjnë reklamë punës së tyre. Është çmenduri. Domethënë, i vjen reklama pa lekë në studiot televizive, “jo” thonë. Heshtje shtypi se s’kemi marrë 2 pikët, 3 pikët  dhe mbetet stadiumi bosh. Kur skuadra fiton thonë jo, se i rritet mendja“, ka thënë Altin Sulçe./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online