“Këto janë penalltitë që u pëlqejnë shumë TV”! Milani e sheh veten të vjedhur, trajneri i Atalantës: Janë dhënë shumë penallti të tilla

Milani ka barazuar me shifrat 1-1 ndaj Atalantës, në një ndeshje që shkaktoi shumë polemika. Kuqezinjtë janë të bindur se janë vjedhur në këtë ndeshje, pasi sipas tyre, penalltia e akorduar në favor të Atalantës nuk ishte e drejtë.

Ndërkohë trajneri Gasperini e sheh ndryshe situatën. “Penalltia? Është pjesë e penalltive që janë dhënë shumë. E dha VAR dhe ne e marrim pasi unë jam pjesë e asaj gjenerate trjanerësh që beson se penalltitë duhet të jenë penallti. Por këto janë lloji i 11-metërshave që i pëlqejnë shumë TV. Ne jemi këtu me meritë të madhe, edhe kundër Milanit”, tha Gasperini. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online