Një ditë e rëndësishme dhe e veçantë është kjo në familjen e futbollistit të Shqipërisë, Qazim Laçit. Babai i mesfushorit shqiptar të Ajacios, Emini, feston datëlindjen. Pikërisht për këtë arsye ka ardhur edhe një dedikimi shumë emocionues nga vetë lojtari. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ka treguar gjithë dashurinë dhe mirënjohjen për gjithçka ka sakrifikuar i ati, që Qazimi të mbërrinte deri këtu.
“Sot është ditëlindja e burrit më të rëndësishëm në jetën time. Ka ditëlindjen një mik, shoku i ngusht, vëlla dhe në fund baba. Këtij njeriu i kam borxh aq shumë sa një jetë nuk më mjafton që t’ia paguaj sepse ai gjithë jetën ka sakrifikuar që të më shohë të lumtur. Që kur isha i vogël rrinte gjithmonë pas meje në çdo hap timin. Jam shumë me fat që kisha mbështetjen më të madhe që kishte një njeri. Gëzuar ditëlindjen babai dhe çdo dëshirë të realizohet. E meriton çdo të mirë, më para si njeri dhe pastaj sip rind, pasi ke zemër si të një fëmije të vogël dhe pak njerëz në botë e kanë këtë”, shkruan Qazim Laçit. /Sport Ekspres/