“Këtë situatë në futboll nuk e sollën UFO-t!”

Rudi Vata, ish-mbrojtësi i Shqipërisë dhe Vllaznisë, i ftuar në RTSH, “Rubrika Sportive”, ka përdorur fjalë të rënda në lidhje me zgjedhjet e datës 7 shkurt, në Asamblenë e Përgjithshme, për kreun e FSHF-së. Vata kthehet në kohë dhe kur ai kandidoi dhe humbi…

“Njerëzit dalin me teza që i intereson një krahu apo një tjetri. Do të ishte interesante nëse do të kishim kandidatura tipike të njerëzve të futbollit me karakteristika dhe vlera të integritetit, por edhe figurë e pasur në arenën  ndërkombëtare. Duke parë edhe situatën e dhjetë viteve më parë, mendoj që njerëzit në Shqipëri, ato të profesionit, që kanë dinjitetin dhe krenarinë për vlerat që kanë paraqitur dhe djersën që kanë derdhur, e kuptojnë që në Shqipëri e kë të vështirë të fitosh me drejtësi. Në Shqipëri shitet dhe blihet çdo gjë. Përderisa flitet për shitblerje votash në të gjitha aspektet e jetës, edhe futbolli i ka pasur. Nuk jam i çuditur, por është e pamundur që për një që vjen nga fusha e futbollit të futet të fitojë në një garë të tillë. Politika është e pranishme në jetën e çdo shqiptari dhe bisedave që bëjmë”.

Më pas, në lidhje me ardhjen e Dukës në krye të FSHF-së, Vata shton: “Mënyra se si erdhi Duka në krye të futbollit është më qesharakja dhe amatoreskja. Ai kishte përballë një figurë të rëndësishme si Medi Bushati., Po të shoh potencën dhe kapacitet e tyre, njohuritë për futbollin ishin si Majkëll Xheksoni me një nga këto këngëtarët e tallavave shqiptarë. Kaq ishte diferenca. Por, duke qenë se politika e mbështeste, e mbështeti dhe figura e Bushatit u injorua në atë mënyrë saqë asnjë person i sportit nuk e çoi zërin. Njeriu i sportit nuk ishte në gjendje të fitonte karshi anonimitetit. Unë mendoj që gjatë periudhës së tij ka pasur nevojë të mësonte shumë. Ai futboll kishte probleme ishte i varfër. Mendoj se shumë gjëra ndryshuan dhe Duka nuk ishte statujë. Ka bërë gjëra për futbollin kombëtar, që është baza dhe ushqimi kryesor i çdo periudhe”.

Futbolli – Më pas, Vata kthehet te shkolla vjetër e futbollit shqiptar: “Po të shohësh të gjithë futbollistët e para ’90, që kishim edukim profesional dhe bagazh e morëm nga njerëz të zotë dhe të shkolluar. Të gjithë brezi ynë, Kola, Xhumba, Bellai, tregu kryesor ishte kampionati grek. Shqipëria, vend shumë i varfër, ekonomikisht, e përfaqësoi Lekbello, Arbri, Bellai, Strakosha. Luajtën në ekipet më të mira dhe na ngritën dinjitetin si njerëz. Rraklli në Bundesligë, Vata shkoi në Selltik në Gllasgou, i pari në Britaninë e Madhe. Në Francë, Zmijani. Pra, të gjithë që dolën me shkollë e vjetër ishin të përgatitur teorikisht dhe fizikisht për të bërë figurë të mirë. Nuk kishim kapacitet për të qenë të niveleve botërore, por sigurisht ishim mirë. Sot futbolli shqiptar është i varfër. Nuk ka më trajnerë me personalitet dhe figura. Këto figura humbën, u shkrinë. Dolën figura të tjera anonime. Ky futboll nuk prodhon që pas ’90 produkt që të themi “Jemi krenar për këtë produkt”. Sistemi ka faj. Nuk prodhon trajnerë apo njerëz që e kanë pasion futbollin, që janë punëtorë dhe e kanë në gjak, por njerëz që kanë interesa”.

Politika“Përderisa politika e ka mbajtur në pushtet Dukën, Shqipërinë e sollën këtu politikanët. Nuk erdhën UFO-t u ulën në tokë dhe na e sollën. Gjithë politikanët e sollën. Katastrofë kur mendon që vetëm ankohen njerëzit. Si mund të kesh sukses kështu. U largova me një votë por me krenari, kur kandidova. Nuk erdha me duart në xhepa dhe e kuptoj realitetin.

Sistemi“Rinia shqiptare po bërtet. Ka prindër të pakënaqur dhe janë të bindur se kampionati shqiptar shitet. Si ka mundësi që gjithë prindërit ankohen që duhet të paguash që fëmija të bëhet futbollist, ndryshe nuk bën progres. Si është e mundur që Vata merr detyrën te një klub serioz dhe i lënë të parashtruara 19 pika, që t’i bëjë me dije FSHF se këto fenomene duhen eliminuar dhe luftuar. Askush nuk e merr përsipër”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *