Këtë herë e tepron! Manuel Nojeri rrezikon shumë, pozicionohet në gjysmëfushën e Lacios

Kur flitet për revolucion në mënyrën se si një portier i qaset lojës, emri i Manuel Nojerit është i pari që të kalon nëpër mendje. Gardiani gjerman ndryshoi tërësisht mendimin se detyra e portierit përfundonte deri te pritjet e goditjeve të kundërshtarëve. Shtatlarti i Bajernit i dha rëndësi të madhe lojës me këmbë dhe tërhoqi vëmendje me daljet e tij jashtë zonës së tij të rreptësisë.

Daljet e tij janë të shpeshta, por rrallë herë të tilla si në ndeshjen e sotme kundër Lacios në Ligën e Kampionëve. Gjatë kryerjes së goditjeve nga këndi, kamerat kanë treguar pozicionimin e Nojerit në fushë. Portieri gjerman është parë të qendrojë në gjysmëfushën e Lacios, duke rrezikuar jo pak me këtë vendosje./Halit Delibashi-Sport Ekspres/