“Këta skanojnë menaxherin, nëse bën palexho”, Matraxhiu kritikon drejtuesit e Vllaznisë

Vllaznia ka ndryshuar tërësisht për sezonin e ardhshëm, duke kaluar një revolucion të madh në bordin drejtues dhe njëkohësisht tek futbollistët. Tifozët presin ekipin e tyre të zemrës që të rikthehet si dikur dhe atje ku e meriton, për t’u futur fillimisht në Europë dhe më pas për të diskutuar titullin kampion.

Megjithatë mënyra e të sjellurit të klubit nuk i është dukur fare e hijshme menaxherit të lojtarëve, Andi Matraxhiu, duke sjellë të tjerë diskutime. Ai i ka sulmuar të gjithë drejtuesit e Vllaznisë, përveç Plorit dhe Xhaferit, me akuzën se bëjnë diferencime të futbollistëve në varësi të menaxherit të tyre, për ta parë me një tjetër vështrim. Gjithashtu Matraxhiu shtoi se kryetarët e kësaj skuadre duhet të interesohen vetëm në lojtarët që blejnë dhe jo se cili është menaxheri i tyre. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online