“Kështu më edukuan te Tirana”! Alban Bushi ia transmeton U-21: Kur e ke rivalin përfund, shënoi 7 gola dhe të ketë frikë emrin tënd

Në dy ndeshjet e fundit Shqipëria U-21 arriti që të shënonte 8 gola, teksa fitoi me shifrat 1-5 ndaj Austrisë dhe të përmbys Andorrën në rezultatin 3-1. Ajo që bëri më tepër përshtypje ishte padyshim fitorja historike në Austri, atje ku kuqezinjtë e vegjël nuk po kënaqeshin aspak me rezultatin dhe kërkonin vetëm thellimin e tij.

Për këtë arsye në emisionin “Gol nga Tribuna”, trajnerit të Shqipërisë i është bërë pyetja për frymën që po transmetohet brenda grupit duke i paraqitur statistikat që ofrojnë këto dy takime. Alban Bushi është shprehur se tek Tirana e kanë edukuar në mënyrën që kundërshtarin kur ta kesh vendosur përfund, të mos e tolerosh dhe të japësh gjithçka për t’i thelluar turpërimin, që të mbaj mend emrin tënd.

“Ne mundohemi që kur të kemi topin të luajmë në sulm dhe kur e ka kundërshtari të mbrohemi mirë. Këtë kemi bërë ndaj Austrisë në mënyrën e duhur pasi futbolli është me dy faza. Kemi mbrojtur mirë dhe pastaj kemi sulmuar në mënyrën e duhur. Pastaj përse të mos shënosh? Unë jam rritur te Tirana dhe gjithmonë jemi rritur me frymën që kundërshtarin kur e vendos përfund nuk duhet ta tolerosh, por duhet t’i bësh 5, 6 dhe 7 gola. Nuk ka problem, duhet që emrin tënd kundërshtari ta mbajë mend dhe kur të përballesh prapë me të ketë frikë. Në këtë sens dhe unë i dedikoj lojtarët e mi”, u shpreh Bushi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online