“Kështu ishte edhe Partizani vjet”, Egbo flet për derbin: 5-1 ishte vetëm për tifozët, jam i befasuar

Emanuel Egbo ka folur përpara derbit mes Tiranës dhe Partizanit. Këtë herë do ta ndjekë si një tifoz këtë përballje, ndryshe nga emocionet e përjetuar në përballjet e fundit. Gjatë një interviste për “Sport Neës” në “Neës 24”, trajneri që shpalli kampion bardheblutë është shprehur se fitorja në shifrat 1-2 i ka shijuar më tepër sesa triumfi 5-1. Kur pyetet në lidhje me fatin e kampionatit bën të ditur se asgjë nuk mund të vlerësohet në këtë moment, duke e krahasuar me situatën që ka ndodhur në sezonin e shkuar.

“Në sezonin e kaluar kemi arritur që të marrim dy fitore dhe një barazim në tre ndeshjet e fundit kundër Partizanit. Jam kurioz që ta shoh si tifoz, pasi e kam fituar si trajner dhe lojtar. Është ndjesi shumë e veçantë. Nuk e di në çfarë gjendje është Tirana, në anën fizike dhe psikologjike. Nuk jam aty për momentin dhe nuk nuk mund të parashikoj asgjë. Derbi është derbi, nuk ka rëndësi kush është ekipi më në formë. Kush futet në fushë më tepër i motivuar dhe bën më pak gabime do të fitojë. Por nuk duhet të ngarkohesh edhe më tepër nga çfarë duhet.

Fitorja 5-1 ndaj Partizanit? E shijojnë tifozët më shumë, se për mua rëndësi kanë vetëm tre pikët. Madje më mirë dhe më e bukur ishte ajo fitorja që morëm në minutat e fundit në shifrat 2-1. Kishte më shumë emocione dhe ishte kryendeshja, ndryshe nga ajo 5-1. Tifozët më kanë shkruar pafund dhe jam i befasuar me reagimet e tyre.

Nuk e dija se kisha kaq shumë dashamirës. Madje në rrugë më kanë përshëndetur tifozët e Partizanit dhe të ekipeve të tjera. Kjo nuk më kishte ndodhur kurrë më parë dhe është arritja për mua. Kush fiton titullin kampion? Është shumë herët, ka edhe shumë javë. Edhe në vitin e kaluar ishte Partizani në vendin e parë dhe Tirana nga 12 pikë minus e fitoi kampionatin. Futbolli nuk i dihet dhe nuk bëhen llogaritë në fillim”, tha Egbo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *