Ibrahimoviç nuk arriti dot që të shënonte në debutimin e tij me Milanin. Suedezi hyri në fushë si zëvendësues në pjesën e dytë, por pa arritur që të lërë gjurmë në takimin që përfundoi 0-0 kundër Sampdorias. Në një prononcim pas ndeshjes për “Sky Sports”, Ibrajhimoviç është shprehur se do të donte të shënonte dhe të bënte shenjën e Zotit poshtë tifozëve.
Ndërkohë ka thënë se ka ndjerë emocione të mëdha gjatë ndeshjes, që e kanë dërguar pas në kohë. Gjithashtu ka shtuar se në fushë janë tepër të sigurtë dhe agresivë për të shënuar, por u mungon qartësia, ndërsa nuk ka kursyer edhe këshillat për Leaon.
“Ndjeva shumë adrenalinë, kaq shumë emocione që më dërguan pas në kohë. Në shohim në fushë se ka shumë besim dhe agresivitet për të shënuar gol, por jemi të paqartë. I kam shpjeguar Leaos se çfarë lëvizjesh duhet të bëjë, është e gjitha eksperiencë. Duhet të vuajmë për momentin, pasi tifozët nuk janë të lumtur dhe rezultatet nuk janë pozitive. Jam shumë i emocionuar, jam i përqendruar në fushë. Doja të shënoja gola dhe të bëja shenjën e Zotit poshtë tifozëve”, ka thënë Zllatan Ibrahimoviç./Sport Ekspres/