Mposht edhe kampionin e Europës, Bregu nderon Shqipërinë në turneun e bilardos

Ed Bregu është bilardisti shqiptar që ka dalë triumfues nga një prej turneve më të mëdhenj europianë, French Open 8 ball. Në këtë kompeticion ishin pjesëmarrës 120 lojtarë të sportit të bilardos nga vende të ndryshme të botës. Fillimisht Bregu ka marrë pjesë në fazën kualifikuese, të cilën e kaloi pas tre fitoreve të arritura me rezultatet 5-1,  dhe dy të tjerat 5-0, dhe vetëm një humbjeje të pësuar me shifrat 5-4.

Shqiptari nga Malësia e Madhe shënoi më pas një sukses të vërtetë në natën finale, ku nuk u mposht asnjëherë, teksa shijen e fitores e provoi plot 7 herë. Madje duke mposhtur dy herë edhe kampionin e Europës, Imrad Majid. Por përveç britanikut, pjesëmarrës ishin edhe dy kampionë të tjerë europianë, zvicerianët Dimitri Jungo dhe Ronald Regli, të cilët po ashtu pësuan humbje në përballjen me Bregun. Ky i fundit ishte shqiptari i vetëm në këtë garë dhe arriti në fund që të dilte triumfues i French Open 8 ball, duke i dhënë kështu Shqipërisë emër në një sport që ndoshta nuk është edhe aq i përhapur në vendin tonë./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online