Italia ka mbetur jashtë Kupës së Botës. Axurrët u eleminuan nga Bosnja në finale të “play off”-it në mbrëmjen e 31 marsit. Xhenaro Gatuzo u largua nga detyra e trajnerit, ndërsa në mediat përtej Adriatikut tashmë po dalin në dritë të tjera detaje.
“La Repubblica” ka zbuluar prapaskenat që kanë ndodhur në kampin italian. Sipas medias në fjalë, lojtarët e grumbulluar kanë kërkuar 300 mijë euro bonus për t’u kualifikuar në Botëror. Një shifër që përkthehet ndryshe në 10 mijë euro shpërblim për secilin.
Megjithatë, trajneri Gatuzo e ka konsideruat si të pavend kërkesën e futbollistëve. Ai u ka kërkuar këtyre të fundit që të kryenin detyrën në fushën e lojës dhe të mos dorëzonin kërkesë zyrtare në Federatë. Gatuza u ka komunikuar lojtarëve se pasi të ndodhte kualifikimi, atëherë mund të diskutonin në lidhje me këtë çështje./Sport Ekspres/