Elhan Kastrati ka bërë një sezon mjaft pozitiv me ekipin e Cittadella-s. Aq sa arriti të siguronte edhe ftesën e Kombëtares shqiptare, me të cilën edhe debutoi në qershor. Klubi italian është bindur nga aftësitë e portierit shqiptar, prandaj ka vendosur t’i rinovojë kontratën.
Mediat përtej Adriatikut raportojnë se Kastrati do të jetë pjesë e Cittadella-s edhe për sezonin e ardhshëm, kur klubi do të synojë të shkojë në majën e futbollit italian, në Serinë A./Halit Delibashi-Sport Ekspres/