Ylber Ramadani është rikthyer që të luajë në nivelet më të larta te Lecce. Këta të fundit fituan në shifrat 1-0 ndaj Cagliarit në ndeshjen e djeshme, e vlefshme për kampionatin në Serinë A. Një performancë shumë pozitive e Ramadanit, që është vlerësuar me notën më të lartë të takimit.
Mesfushori i Shqipërisë ka marrë notën 7.5, duke u dalluar mbi të gjithë të tjerët. Ndërkohë përshkrimi në Calciomercato ishte i tilllë: “Nëse kërkoni fjalën “mediano” në fjalor, do të gjeni Ylber Ramadanin. Arriti perfeksionin”, shkruhet në median italiane. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/