“Kërkoj falje vetëm se u ngjita në kishë”, Ballist Morina flet për dronin: E gjitha krenari, marrëzia ime

Ballist Morina ka kujtuar sërish mbrëmjen e çmendur të Beogradit, atje ku droni me simbolet shqiptare fluturoi në stadium. Pikërisht në vendin ku shqiptarët nuk ishin të mirëpritur dhe nuk u lejuan që të futeshin për të ndjekur takimin, do të vinte një mjet fluturues nga ajri për të nxjerrë nga kontrolli situatën.

Tashmë kur i rikthehet kësaj çështje, Morina kujton shkurtimisht për “Nedeljnik” se ishte e gjitha një vepër e tij për të cilën është shumë krenar që arriti ta realizonte me sukses. Ndërsa e vetmja pendesë dhe për të cilën kërkon falje, është se u ngjit në kishte gjatë momentit të ngritjes së dronit.

“Ata thonë se kam fyer flamurin e tyre, besimin e tyre. Nuk e bëra. Thjeshtë po i’u tregoj historinë. Më vjen keq për një gjë. Se u ngjita në kishë. Nëse besimtarët serbë ishin fyer për shkakun të kësaj, më vjen keq. Po kërkoj falje që u ngjita atje. Për të tjerat? Unë jam thjesht krenar. Ajo ishte e gjitha ideja ime, aftësia dhe marrëzia ime. Gjithçka e imja”, tha Morina. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *