“Kërkoj falje, por dua të them diçka tjetër”! Ishte heroi i Juventusit, Dusan Vlahovic: Jam me mendjen në Beograd

Pas ndeshjes kundër Leçes, sulmuesi i Juventusit, Dushan Vlahoviç ka bërë një deklaratë në të cilën ka prekur tragjedinë që tronditi dje Serbinë.

Në ndeshjen e javës së 33-të të kampionatit italian të futbollit, Juventus mposhti Lecce-n me rezultat 2-1 në Torino dhe Vlahoviç shënoi golin e dytë.

Me golin e tij në minutën e 40-të, Juventus arriti një fitore të vlefshme dhe iu afrua kualifikimit në Champions League. Pas kësaj ndeshjeje, heroi i Zonjës së Vjetër ishte veçanërisht i emocionuar gjatë deklaratave.

“Më falni, vetëm dua të them diçka tjetër. Para së gjithash, kjo është një ditë e trishtuar për mua për shkak të asaj që ndodhi në Beograd këtë mëngjes dhe do të doja të dërgoja një përqafim për të gjitha familjet dhe njerëzit që ishin atje.

Le të shpresojmë që gjëra të tilla të mos ndodhin më sepse ato që as nuk mund t’i imagjinojmë. Jam shumë i trishtuar dhe i thyer, i dërgoj të gjithëve një përqafim. U prefshin në paqe. Lavdërime për ta”, tha Vlahovic. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *