Kërkesa e veçantë e Armand Dukës ndaj Anglisë, i bëhet jehonë edhe në Gjermani

Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë ndaj Andorrës në datën 25 mars, megjithatë fokusi kryesor i tifozëve ngelet pikërisht Anglia, pasi ndaj saj do të luajmë në shtëpi. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka i ka bërë një letër zyrtare Edi Ramës që të lejojë një numër të reduktuar tifozësh të jenë të pranishëm në këtë sfidë. Bëhet fjalë për personat që tashmë janë të vaksinuar në vendin tonë e nuk përbëjnë rrezik për përhapjen e pandemisë, e bashkangjitur kjo edhe me kushtet që krijon “Air Albania”.

Kjo kërkesë e veçantë e Federatës Shqiptare të Futbollist ka marrë jehonë dhe në Gjermani, teksa media e njohur “Sportbuzzer” ka bërë një artikull të dedikuar për këtë rast. Në këtë artikull është shpjeguar me përpikmëri të plotë kërkesa e Dukës për të plotësuar dëshirën e tifozëve Kuq e Zi për të qenë të pranishëm në këtë ndeshje kaq të rëndësishme. Pasi në fund të fundit, nuk ndodh shpesh që Shqipëria të luajë me Anglinë dhe lojtarëve kuqezinjë t’i mohojnë mbështetësit në shkallët e stadiumit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online