Komisioni i Disiplinës ka bërë publike ditën e sotme vendimet e marra në lidhje me ndeshjet e luajtura në fundjavë. Superiorja e sheh veten jashtë listës së gjatë të dënimeve, teksa sjellja e keqe këtë herë i ka takuar ekipeve të moshave, ku shumë prej lojtarëve janë pezulluar për një numër të caktuar ndeshjesh.
Ndërkohë me “dorë të hekurt“ është vendosur për zyrtarin e klubit të Erzenit, Luiz Cullhaj, i cili është përjashtuar përgjithmonë nga aktivitetet futbollistike. Arsyeja për një verdikt të tillë ka qenë sjellja josportive ndaj kundërshtarit si dhe kërcënimi i arbitrave. Këto kërcënimet dhe fjalë fyese të dala nga gola e Cullhaj nuk janë toleruar aspak nga Komisioni i Disiplinës, që ka dhënë ditën e sotme një dënim shembullor./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Venidmet e Komisionit të Disiplinës:
1. Zyrtari i Flamurtari FC, Ardian Ciruna, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
2. Zyrtari i KF Erzeni, Luiz Cullhaj, për kërcënim ndaj zyrtarëve të ndeshjes, duke përdorur gjuhë ofenduese dhe shkelur parimet e fair play dhe për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të neneve 11/1/e, 11/1/f, 31, 38, 39/1, 47/2/a, 48/2/a, dhe 55/1 të KDS përjashtohet përgjithmonë nga çdo aktivitet futbollistik.
3. Lojtari i Akademia e Futbollit U17, Andrea Saraçi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
4. Lojtari i KF Teuta U17, Geri Kurti, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
5. Lojtari i Shënkolli U13, Dejvi Simoni, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
6. Zyrtari i Brians U13, Gjergj Filipi, për protesta ndaj vendimeve të zyrtar të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
7. Zyrtari i FK Kukësi U17, Agim Belaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
8. Lojtari i KF Bylis U17, Renato Beqaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
9. Lojtari i Labëria FC U17, Alvaro Haxhi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
10. Lojtari i FK Kukësi U19, Kristi Hallkokondi, për goditje me bërryl ndaj kundërshtarit në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
11. Lojtari i Iliria U19, Trojan Shala, për sulm ndaj kundërshtarit në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
12. Lojtari i KF Sopoti U19, Kosta Belba, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
13. A.F Bajrami, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U19 kundër Shkendija B, në bazë të nenit 54/1 të KDS dhe nenit 30.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
14. Lojtari i FK Egnatia U19, Alesio Petriti, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
15. Tirana AS Femra, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive dhe mosgarantim të sigurisë së zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 63/1/c, 64/1, dhe 64/5 të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë). Në zbatim të nenit 116/1/d gjoba aplikohet në masën 5 %.
16. Lojtarja e Tirana AS – Femra, Anisa Kotarja, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve dhe ndaj zyrtarëve të ndeshjes në bazë të neneve 47/1/e dhe 48/1/a të KDS, dënohet me 9 (nëntë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
17. Lojtari i Shënkolli, Bledi Zefi, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
18. KF Klosi, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorinë së Dytë kundër KF Shkumbini, në bazë të nenit 54/1 të KDS dhe Nenit 30.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
19. Lojtari i FK Këlcyra, Fredi Kamberaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
20. Lojtari i Juventus Akademi U17, Klejdi Dhima, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
21. KF Sopoti U19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Parë U19 kundër Durrësi 04, në bazë të nenit 54/1 të KDS dhe Nenit 30.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
22. Revokimin e pikës 11 të vendimit nr. 6 datë 02.12.2020 të Komisionit të Disiplinës, me të cilin është vendosur:
“Lojtari i KF Vllaznia U15, Rijad Fangaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti”.
23. Lojtari i KF Vllaznia U15, Redis Uruci, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
24. Labëria FC, për aktivizimin e dy lojtarëve të pa federuar në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U17 kundër KF Bylis, në bazë të Nenit 53 të KDS humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0, si dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
25. Oriku U19, për aktivizimin e një lojtari të pa federuar në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U19 Grupi C, kundër Labëria FC, në bazë të Nenit 53 të KDS humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0, si dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
26. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Vora, Segerso Geci, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
27. Pranimin e kërkesës së KF Skënderbeu U19, në lidhje me lojtarin Kostika Beçka, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/2/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.