Mesfushori i West Ham, Declan Rise, ka marrë kërcënime serioze për vdekje dhe në numër të shumtë. E gjitha kjo vjen pasi lojtari 20-vjeçar konsiderohet si tradhëtar. Më herët ai ka përfaqësuar Irlandën në grupmoshat më të vogla, por më pas ndërroi zgjedhjen për t’iu bashkuar Anglisë.
Kjo nuk është përtypur nga ana e tifozëve, që kanë nisur edhe kërcënimet me vdekje. Para ndeshjes së Anglisë me Kosovën , Rise ka treguar edhe situatën që e ka rënduar jo pak në aspektin psikologjik:
“Unë kam parë njerëz që thonin se do të vinin te shtëpia ime. Klikoj në profiling e tyre dhe janë adresa fallco, pra nuk e di nëse është e vërtetë apo jo. Por duke menduar për të, nuk jam kurrë i frikësuar pasi tifozët gjithmojnë zgjedhin të abuzojnë në këto mënyrë. Për një moment qesh dhe mendon: “Në rregull. Po sikur të vijnë dhe t’i bëjnë këto gjëra”, ka thënë Rise. /Sport Ekspres/