Te Juventusi është duke u ngritur një çështje rreth Kristiano Ronaldos. Që kur ylli portugez mbërriti te kampionët e Italisë me qëllimin e vetëm që t’i jepte trofeun e “Champions League”, Juventusi po eliminohet edhe më shpejt nga ky kompeticion. Në herën e fundit do të surprizohej nga Porto, pavarësisht se kundërshtari po luante me 10 lojtarë. Ish-futbollisti i Juventusit, Masimo Mauro, është shprehur se Ronaldo duhet të largohet në verë dhe në vendin e tij të vijë Haland.
“Sipas mendimit tim, Ronaldo nuk duhet të mbahet më në verë. Do të ishte më mirë që të shikoja lojtar si Haland, se ka më shumë prespektiv. Nuk e di nga pikëpamja teknike nëse do të jetë më mirë ose jo që Juventusi të mbajë Ronaldon. Portugezi nuk është më i aftë që mbajë Juventusin i vetëm. Nëse ekipi nuk e ndihmon, mund të bëj shumë pak. Lojtarët kritikohen nëse në momente të vështira nuk i marrin shokët e skuadrës për dore dhe të bëjnë ndryshimin. Në ndeshjet kundër Portos, Ronaldo nuk bëri ndonjë ndryshim”, tha Mauro. /Sport Ekspres/