“Këngë që nuk mbarojnë dhe shokë të humbur rrugës”, Tirona Fanatics feston 15 vitet në krye të detyrës

Tirona Fanatics bën 15 vite që është në krye të detyrës, për të mbështetur ekipin e tyre të zemrës në çdo ndeshje dhe transfertë. Padyshim që edhe nga vetë klubi i Tiranës ka një mirënjohje për tifozët që sakrifikojnë gjithçka për të mos lënë vetëm skuadrën.

“Këngë që nuk mbarrojnë kurrë dhe shokë të humbur rrugës”, është shkrimi i tifozëve bardheblu, teksa kthehen pas në kohë për të kujtuar se si nisi rrugëtimi i tyre. Gjithashtu ky grupim shprehet se kanë ndryshuar edhe nivelin e kulturës së ultrasit në kampionatin shqiptar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *