“Kënaqësi dhe nder që të njoha”! La futbollin, lojtarët dhe shokët e ekipit përshëndesin Grent Halilin

Grent Halili ka marrë vendimin e papritur për të lënë futbollin vetëm në moshën 23-vjeçare. Të menjëhershme ishin reagimet nga shokët e tij të skuadrës, por edhe lojtarët e tjerë që kanë qenë pjesë e Superiores dhe që njëkohësisht janë ende në elitën e futbollit shqiptar.

Visar Bekaj “heq kapelen” për njeriun që ka njohur te Grenti, duke e cilësuar si kënaqësi dhe nder shoqërinë me të. Nga ana tjetër edhe Taulant Seferi i uron më të mirat në vazhdimësi Grentit, që me siguri do të vi me post drejtues te Tirana. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *