Myrto Uzuni do të përballët ditën e nesërme me Prishtinën. Sulmuesi shqiptar ishte i pranishëm përkrahë trajnerit të tij në konferencën për shtyp në prag të kësaj sfide të vlefshme për turin e parë kualifikues në Champions League. I vetmi rezultat për të cilin Ferencvarosh hyn në fushë është fitorja dhe këtë nuk e fsheh as vetë Uzuni në fjalën e tij për mediat.
“Unë mendoj se periudha e përgatitjes ishte shumë e mirë për ne, ne luajtëm ndeshje të mira dhe ishim të suksesshëm. Kemi një trajner me një mentalitet të fortë që e ka përgatitur ekipin shumë mirë. Të martën, ne duam të arrijmë rezultatin më të mirë të mundshëm, t’i paraqesim tifozëve tanë një fitore”, ka thënë Myrto Uzuni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/