“Kemi qenë zhgënjyes në Premier Ligë”, trajneri i Mançester Junajtedit kërkon trofeun në Europë: Dua t’i jap diçka lojtarëve

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Mançester Junajtedi është finalisti i Ligës së Europës, ku do të përballet me një tjetër ekip anglez, Totenhemin. Ruben Amorimi ka thënë pas fitores 4-1 kundër Atletik Bilbaos se dëshiron që t’i japë diçka mbrapsht tifozëve, në mënyrë që të kompensojë sezonin zhgënjyes të zhvilluar në kampionat.

“Dua vërtetë që t’i jap diçka tifozëve, sepse kemi qenë shumë zhgënjyes në Premier Ligë këtë sezon. Është më shumë e rëndësishme që t’ju japim diçka tifozëve, se sa të shtoj diçka në CV-në time si fitues”, ka thënë Ruben Amorimi./Sport Ekspres/