Tirana-Laçi duhej të ishte si një finale për titullin kampion, por tanimë jemi mësuar me bardheblutë që ndeshje të këtij niveli, t’i kthejnë në “detyra shtëpie” të lehta. Ashtu si ndodhi edhe kundër Kukësit, ndaj kurbinasve është fituar lehtësisht.
Goli i parë do të vinte nga Xhixha në minutën e 5 që nuk festoi, por shkaktoi dëmin ndaj ish-ekipit. Për ta dyfishuar mendoi me kokë Najdovski në të 19 dhe Seferi që siguroi gjithçka në të 29, pas një tjetër gabimi të mbrojtjes. Një histori e mbyllur në 45 minuta teksa Roganovic bën një tjetër gabim ashtu si edhe në pjesën e parë, duke i dhënë mundësinë Xhixhës për golin e 2 person dhe të 4 për Tiranën.
Pra një vet.ëvrasje kjo e Laçit që i dha Tiranës një lojtar si Xhixha, pikërisht njeriu që po mbyll llogaritë dhe shpresat për të ëndërruar më tepër. Matematikisht kurbinasit janë po aq në lojë sa Tirana për vendin e parë, por duke parë diferencat mes ekipeve në fushë, nuk ka shumë vend për diskutime. Sa për historikun e takimit, Shehu shënoi golin e vetëm të Laçit me nisjen e së dytës.
Nga krahu tjetër Kukësi ka arritur që të marrë një pikë me Teutën falë super golit të Bashës. Të parët kaluan në avantazh durrsakët me anë të Hebajt, ndërsa në minutën e fundit, Basha nderoi verilindorët që të dalin me një pikë. Longo do të shprehej në javën e kaluar se Kukësi është ende në valle dhe do të përfitonte nga përballja direkte Tirana-Laçi, por barazimi i shumëkërkuar nga kjo sfidë nuk ka ardhur dhe për më tepër, e ka arritur vetë ndaj Teutës. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Supersport”:
Arapi: “Kemi qenë gati perfekt në mbrojtje sot, përvec momentit të golit të pësuar. Komplimente ekipit, duhej të kishim shënuar golin e dytë. E kishim studiuar kundërshtarin dhe këshilla për lojtarët ishte që të mos driblohesim në momentin që ushtronim presion. Më pëlqeu ekipit pasi i përmbushën këshillat. Basha kishte edhe erën në favor dhe prandaj topi mori atë trajektore”.