Andi Verçani ka sqaruar njëherë e mirë akuzat e ngritura kundrejt FSHF-së së fundmi. Kreu i departamentit të komunikimit në Federatën Shqiptare të Futbollit ka folur në emisionin “Ora Sport” në “Ora Neës”, ku ka bërë me dije se nuk ka asgjë të vërtetë në lidhje me akuzimet për transaksione bankare antiligjore mes institucionit më të lartë të futbollit shqiptar dhe klubit të Tiranës. Verçani thekson se FSHF ka bërë publike gjithë dokumentacionet që vërtetojnë procesin krejtësisht të rregullut dhe konform ligjit për transferimin e parave që Tirana ka përfituar nga pjesëmarrja në kompeticionet europiane. Sa i përket kolapsit financiar, Verçani i hedh posthë pretendimet me 12 investimet paralele që Federata është duke kryer. Gjë e cila do të ishte e pamundur në rast të një kolapsi financiar.
“Në fakt ajo që ju nisët të thonit që në fillim është një problematikë që nuk ekziston. Nuk ka një problematikë të këtillë siç është aluduar prej ditësh në mediat sportive, më saktë në “Panorama Sport”, ku filtet për një abuzim të Federatës Shqiptare të Futbollit me veprimtari antiligjore të saj, duke kaluar fondet që Tirana meritonte për pjesëmarrjen në kompeticionet europiane në sezonin 2019/2020 në llogari bankare të dyshimta apo llogari personale, që është një veprimtari antiligjore. Gjë që është totalisht e pavërtetë.
Siç dhe FSHF i ka bërë me dije opinionit publik të gjithë dokumentacionin që vërteton se të gjitha paratë dhe marrëdhëniet ndërmjet Federatës dhe Tiranës e anasjelltas kalojnë nëpërmjet dy llogarive bankare që Tirana ka në ABI Bank dhe në Union Bank. Besoj që dokumentacioni që i kemi vendosur në dispozicion medias e vërteton lehtësisht këtë gjë. në këtë moment do të duhej që së paku, i është kërkuar dhe ditën e djeshme kryeredaktorit në një bisedë që pata, të përgënjeshtronte këtë akuzë të rëndë që Federata vepronte në mënyrë antiligjore, duke shkelur ligjin, duke arritur deri në terma kolaps financiar apo vështirësi për të kaluar rroga. Gjëra që nuk ekzistojnë.
Sot FSHF-ja ka 12 investime paralele. Pra një institucion që do të ishte në kolaps nuk do të kishte mundësi të bënte 12 investime në të njëjtën kohë, nga stadiumi i Kukësit, te stadiumi i Partizanit, tek rinovimi i “Niko Dovanës“, te kompleksi stërvitor i kompleksit të Teutës, te Tirana, te stadiumi i Bulqizës, te stadiumi “Tefik Jashari“, te “Egnatia Arena“ dhe kudo ku ka nevojë sot për përmirësimin e infrastrukturës në futbollin shqiptar. Besoj e keni të qartë, që një institucion në kolaps financiar nuk do të bënte 12 investime paralele që shkojnë në mbi 5 milionë euro.
Në momentin që kam lexuar gazetën nuk kam parë në asnjë moment të vetëm një dokumet që i vërteton ato akuza. Pra në momentin që ti akuzon Federatën Shqiptare të Futbollit që ia ka kaluar klubit Tirana paratë, që i meriton me merita sportive nga pjesëmarrja në Europë, në llogari të dyshimta apo jozyrtare të klubit së paku duhet të nxjerrësh një dokumet ku transaksioni bankar ka qenë në një llogari që nuk është zyrtare e klubit. Unë kam vënë në dispozicion nëpërmjet uebsajtit të FSHF-së dy dokumenta. Kam pritur prej 4 ditësh që kjo akuzë e rëndë për veprimtari antiligjore të hidhet poshtë me një dokument të vetëm ku qoftë një euro FSHF-ja t’ja ketë kaluar klubit Tirana në llogari jozyrtare. Dhe kjo nuk ka dalë.
Nuk ezksiton asnjë problem i Federatës me zyrën përmbarimore. Besoj jeni në dijeni për çështjen e klubit të Tiranës me kompaninë përmbarimore dhe për gjyqin e humbur me Metush Seferin prej pothuajse 19 vitesh tashmë. Kompania përmbarimore i është drejtuar bankës Union Bank, ku janë edhe llogaritë zyrtare e FSHF-se, dhe ka marrë një përgjigje dhe dokumentin që ia kam vënë në dispozicion edhe “Panorama Sportit”, por heziton të publikojë siç heziton të publikojë gjithë dokumentacionet e tjera, ku kompanisë përmbarimore i është kërkuar të sjelli disa dokumenta shtesë që të kryhet sekuestro e 6 milionë lekëve të reja dhe kompania përmbarimore nuk i ka plotësuar dokumentat sipas ligjit të shtetit shqiptar”, ka deklaruar Andi Verçani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/