“Kemi para klipe të para 3 viteve të Çunit”, Zabaleta shpjegon ndryshimet në formacion: Duam të ruajmë identitetin e lojës

Shqipëria do të luajë pas pak minutash miqësoren me Bullgarinë. Nga “Air Albania”, Zabaleta ka folur për emisionin “Kuq e Zi” në “Supersport” në lidhje me zgjedhjet e bëra nga Silvinjo. Zv. trajneri i Shqipërisë ka thënë se stafi është munduar të ruajë boshtin e ekipit, ndësa shton se në pjesën e dytë do t’i jepet mundësia të gjithë lojtarëve për të marrë minuta gjatë kësja miqësoreje.

“Edhe pse është një miqësore, ne menduam të bëjmë vetëm 6 ndryshime, jo të ndërronim gjithë skuadrën. Të ruajmë bërthamën, të ruajmë grupin dhe të ruajmë atë mentalitet që ka krijuar skuadra. Sigurisht që në pjesën e dytë do të bëjmë ndryshime të tjera. Do i japim mundësinë të gjithë lojtarëve të luajnë, por si fillim menduam se 50% e ekipit do të ishte mirë.

Kemi lojtarë në sulm që mund të adaptohen në disa pozicione të ndryshme. Uzuni është qendërsulmues sot, por mund të luajë edhe në të majtë. Ashtu edhe Muçi. Ai luan në të majtë sot, por mund të lëvizë edhe në qendër. Mendoj që jemi një ekip shumë kompakt kur mbrojmë. Kur marrim topin kemi një tranzicion shumë të shpejtë. Nuk duam ta humbasim këtë, sepse ky është karakteri i lojtarëve. Në të njëjtën kohë duam të provojmë që skuadra të mos jetë gjithnjë duke vrapuar, por të jetë në kontroll të topit dhe të kursejë disa energji.

Në pjesën e dytë mund të aktivizojmë Çunin në sulm, por edhe në krahë. Kemi para klipe të tij që para 3 viteve, e kemi studiuar. Mund të luajë edhe në krahë”, ka deklaruar Pablo Zabaleta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *