“Kemi lojtarë që nuk dinë të gjuajnë 10 metra para porte”, Edmond Dosti flet për Partizanin: Shikoni Strugën…

Partizani humbi ndaj Vllaznisë në shifrat 1-2. Çoba ishte lojtari që përmbysi ndeshjen në minutën e fundit. Mbi këtë përballje të humbur ka reaguar edhe figura e njohur e futbollit shqiptar, Edmond Dosti.

“Partizanit i mungon udhëheqësi, apo siç thuhet në shqip; Lideri. Nuk dilet kampion me lojtarë pa cilësi mbi ekipet e tjera, e pa pervojë. Në ekip ka katër pesë lojtarë të cilët janë të ardhur rishtazi, e asnjë prej tyre nuk bën ndryshimin me lojtarët e ekipeve të tjera.

Pa folur që, ka lojtarë që 10 metra larg portës, nuk dinë të gjuajë. Jemi në vend të parë, por nuk kemi ekip që të “vras.in”. Kemi 28 pikë në 16 ndeshje, ndërkohë që Struga kryesuese në Maqedoni ka 37 pikë në 17 ndeshje.

Kemi një trajnier që për të disajten herë bën gabime në ndërime. E rëndësishme është që pas ndeshjeve, i kupton gabimet”, shkruan Dosti. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online