Nga Klaudio Ndreca
Tirana do të përballet kundër Dinamo Tbilisit në turin e parë të Champions League. Një përballje që për bardheblutë mund të quhet e favorshme duke parë emrin e kundërshtarit, pasi mund të përballej me rivalë shumë më të fortë. Ndërkohë edhe trajneri i Tbilisit, Chkhteiani pasi i ka studiuar bardheblutë mbetet disi “i frikësuar”, duke mos garantuar asgjë me shanse sa i përket kualifikimit të skuadrës së tij.
“Kundërshtari ynë në Shqipëri është një ekip i titullit, që ka fituar shumë. Ne kemi informacione tani rreth tyre dhe është një skuadër me lojtarë mjaft të mirë. Kampionatin e kaluan shumë mirë dhe ishin përpara vendit të dytë me 4 pikë. Kanë rreth 7 lojtarë titullarë që…, po avantazhi ynë është që do të luajmë në shtëpi. Nuk më pëlqen të flas për shanset. E vetmja gjë që mund t’ju them është se do të marrim gjithçka nga ndeshja. Zoti do të na ndihmoj ne dhe do të luftojmë për fitoren”, ka thënë trajneri i Tbilisit. /Sport Ekspres/