“Dukej si lojtar 100 milionsh”, figura e njohur e “BT SPORT” mahnitet nga sulmuesi i Manchester United

Manchester United arriti të kualifikohet vetëm në minutën e 95 të kohës shtesë, pasi Fernandes shënoi nga pika e  bardhë e penalltisë. Skuadra daneze e Copenhagen bëri mjaft rezistencë në fushë, ku spikatën dhe pritjet e magjishme të portjerit Karl-Johan Johnsson, që ndaloi gola pothuajse të sigurtë në shumë raste.

Nga ana e djajve të kuq ishte Anthony Martial i cili zhvilloi një lojë të shkëlqyer, duke u shpallur edhe lojtari më i mirë i ndeshjes. Sulmuesi francez fitoi dhe penalltinë që vendosi fatin e takimit. Ish lojtari i Manchester United si dhe tashmë gazetari i medias kryesore sportive në Angli “BT SPORT” dhe ish-futbollisti i njohur, Oëen Hargreaves, u mahnit nga paraqitja e Martial në fushën e lojës.

” Dukej si një lojtar që vlen 100 milionë paund, është një “Ferrari”. Ai ka evoluar aftësitë e tij në lojë, ndonjëherë është e pamundur ta ndalosh. Gjithashtu u përfshih edhe në fitimin e penalltisë. E vetmja gjë që mungoi ishtë shënimi i golit, megjithatë jam i mahnitur nga paraqitja e tij ditën e sotme”- u shpreh Oëen Hargreaves. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online