Teuta dhe Skënderbeu është mbyllur në barazimin 2-2, ku asnjë prej skuadrave nuk ka fituar, por triumfoi futbolli. Ndeshja ishte dramatike dhe shumë e bukur për t’u ndjekur. Fillimisht ishte Mensah që arriti të shënonte në minutën e 20, për t’i dhënë kryefjalën Lorenzo Vilës.
Pas një pasimi të bukur të Kallakut, Lorenzo tundi rrjetën në të 33 mes gjuajtjes së fortë që nuk mund të ndalej nga portieri. Kështu do të mbyllej e para dhe menjëherë pas nisjes të së dytë, Lorenzo Vila ishte sërish lojtari që do të shënonte për të përmbysur shifrat.
Skënderbeu kërkoi një penallti në të 73 pas dy rasteve të ndodhura brenda një aksioni. Fillimisht për një prekje me dorë të topit dhe më pas për ndërhyrjen e Todorovskit, por Jorgji akordoi pozicion jashtë loje në atë rast. Vetëm pak minuta më vonë, i sapofuturi në fushë, Bajrami, që nuk kishte mbushur ende 60 sekondat arriti të shënonte me kokë. Raste nga të dyja ekipet kishte deri në minutat e fundit, por ndeshja u mbyll në 2-2. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Supersport”:
Memelli (Skënderbeu): “Kemi humbur shumë raste para porte, mund të shënonim më tepër gola. Pretendimet tona janë që të marrë maksimumin në çdo ndeshje. Duhet të kishim marrë tre pikët për të qenë mes atyre ekipeve që luftojnë në mesin e tabelës. Kemi hyrë për të fituar dhe në 30 minutat e fundit e kemi dominuar kundërshtarin. Unë analizat që bëhen nuk i marrë si sul.m personal ndaj meje, por si një pjesë që duhet të përmirësoj te vetja”.