“Kemi biseduar me Llullakun”, Djarmati tregon merkaton e ëndrrave të Vllaznisë: Balaj është shumë

Vllaznia është gati për t’u futur në merkaton e janarit dhe për të sjellë një emër të madh në Shkodër. Si një dhuratë për tifozët dhe ekipin pasi vetëm në këtë mënyrë mund t’i afrohen edhe më tepër ëndrrës të titullit kampion. Skuadra është përgjigjur në mënyrën më të mirë deri në këto momente dhe këto rezultate kërkojnë kurorëzimin për t’u mos hedhur poshtë e gjitha puna e bërë deri në këto momente.

Në konferencën për shtyp ka folur edhe Matko Djarmati i cili ka treguar për merkaton e Vllaznisë. Të gjithë ëndërrojnë për Bekim Balajn, por Djarmati është i vetëdijshëm se ky emër është shumë për skuadrën në këtë moment. Bisedime ka pasur edhe me Azdren Llullakun, një tjetër lojtar që ka përfaqësuar Shqipërinë, por edhe në këtë rast kërkesat janë përtej mundësive.

“Me Llullakun kemi biseduar dhe nëse vinte do na shtonte eksperiencën dhe do sillte stabilitet, por është ish-lojtar i kombëtares dhe kërkon një kosto financiare, që për momentin për Vllazninë është shumë. Balaj është shok me Alban Xhaferin, por unë mendoj se Balaj është shumë për ne. Nuk ka mundësi të vijë. Sukaj ka 1 vit e gjysmë që nuk luan futboll. Ka takuar trajnerin si tifoz i Vllaznisë, por nuk ka asgjë serioze”, tha Djarmati. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *