Shqipëria ka humbur ndaj Italisë me shifrat 1-3. Kuqezinjtë shënuan të parët me Ardian Ismajlin, por gjithçka u përmbys nga axurrët që shënuan me Di Lorenzon dhe dopietën e Grifos. Më poshtë do të gjeni të gjitha reagimet që kanë ardhur në fundin e këtij takimi për Supersport.
Ardian Ismajli: “Kemi bërë ndeshje të madhe si ekip, kemi luftuar deri në fund. E prisja golin se jam në formë shumë të mirë. Pas golit na kaploi euforia. Goli i parë ishte fat që na ndëshkuan. Me punë mund t’i evitojmë këto gabime”.