“Kemi arritur rekordin në histori”, Giancarlo Camolese flet në Zvicër: Më vjen keq për Shqipërinë, pagoi fatin e keq ndaj Polonisë

Drejtori teknik i FSHF, Giancarlo Camolese, ka dhënë një intervistë për mediat në Zvicër. Teksa komenton situatën e grupeve të tjera, veçanërisht gabimin e bërë nga Italia që i la kryesimin Zvicrës, nuk mund të mungonin edhe opinionet e tij në lidhje me kualifikueset që mbylli Shqipëria.

“Jam drejtor teknik për ekipet që përfaqësojnë Shqipërinë, përfshirë edhe ekipin e parë të Rejës. Ne arritëm rekordin e pikëve në historinë tonë, na munguan rezultatet kundër Polonisë për t’u kualifikuar dhe kështu përfunduam të tretët në renditje.

Megjithatë ne bëmë shumë mirë, mundëm dy herë Hungarinë dhe fituam ndeshjet që duhej të fitonim kundër Andorrës dhe San Marino. Duke marrë parasysh që Anglia ishte e paarritshme për ne, ne paguam fatin e keq ndaj Polonisë”, tha Camolese. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online