Ylli i Totenhamit dhe i kombëtares angleze, Heri Kejn, u dëmtua në përballjen kundër Bornemuthit fundjavën që kaloi. Dëmtimi u duk serioz, pasi Kejn u zëvendësua vetëm pas 34 minutash lojë. Sulmuesi më në formë i momentit në Evropë u fotografua me paterica dhe dëmtimi i tij nuk ka ende një datë rikthimi, edhe pse thuhet se do të mungojë të paktën një muaj.
Gjendja aktuale e Kejn po mban pezull si skuadrën e Totenhamit, ashtu dhe kombëtaren angleze, pasi mjekët e klubit londinez nuk kanë dhënë lajme të mira sa i përket dëmtimit të Kejn. Gjithsesi, nuk ka asgjë konkrete se sa gjatë do të mungojë Kejn dhe gjatë ditëve në vazhdim, do të dalë dhe një përgjigje përfundimtare për rikthimin e yllit 24-vjeçar.