Lajpcigu mposhti 2-0 Ausgburgun, duke u ngjitur në vendin e dytë në Bundesligë. Mbrojtësi francez Dajot Upamekano shënoi në minutën e 17-të, pasi Marvin Hic kishte grushtuar gjuajtjen e Jusuf Poulsenit. Upamekano, vetëm 19 vjeç, bëhet shënuesi më i ri në Bundesligë për Lajpcigun.
Augsburgu ushtroi presion të madh për të gjetur barazimin në fund të pjesës së parë dhe tentoi edhe në pjesën e dytë, por në minutën e70-të Nabi Keita shënoi nga goditja e dënimit, me gjuajtje të devijuar nga Hintereger.
Me këtë fitore Lajpcigu shkon përkohësisht 3 pikë mbi Leverkuzenin, që do të presë Hertën të shtunën pasdite.
RB Leipzig vs Ausburg 2-0 Highlights 09-02-2018 by footbie.com