Espanjoli ka marrë një rezultat mjaft pozitiv pasditen e sotme. Katalanasit i kanë thënë “stop“ Sevijas së vendit të dytë, duke barazuar me shifrat 1-1. Goli i parë do të vinte në minutën e 36, kur Rafa Mir kalon në avantazh andaluzianët.
Por kundërpërgjigja nga Espanjoli vjen vetëm 5 minuta pas fillimit të pjesës së dytë. Darder shfrytëzon një harkim të bukur në zonë dhe kthen përsëri baraspeshën. Gjërat nuk shkojnë aspak mirë për Sevijën, e cila mbetet me 10 lojtarë në minutën e 76, kur Kunde largohet me karton të kuq.
Titullar nga minuta e parë në këtë sfidë ka qenë edhe Keidi Bare, i cili realizoi një paraqitje pozitive me fanellën e Espanjolit. Rezultati i sotëm kënaq edhe Realin e Madridit, që tashmë shkëputet në krye me 6 pikë më tepër se Sevija e vendit të dytë./Sport Ekspres/