Keidi Bare do të jetë shpëtimi i krizës së Malagës, zbulohet ekipi që e do në La Liga

Keidi Bare duket të jetë shpëtimi i Malagas. Këta të fundit kanë një krizë të madhe financiare dhe me shitjen e mesfushorit shqiptar, do të lehtësonte shumë edhe pjesë ekonomike dhe të pagës së lojtarëve për të vazhduar kampionatin.

Në mediat spanjolle është raportuar dhe zbuluar emri i klubit që e kërkon në La Liga. Bëhet fjalë për skuadrën e Valladolid, që është pjesë e elitës së futbollit në Spanjë. Aktualisht gjendet në mesin e renditjes, ndërsa kërkon një përforcim për ta pasur edhe më të sigurt për qendrimin në La Liga. Ndërkohë edhe vetë Keidi Bare është shprehur se nuk dëshiron largimin nga Malaga, por vetëm nëse duhet të shpëtojë këtë skuadër nga kriza financiare, atëherë duhet të ndodhë. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online