Keidi Bare bëhet gati të prezantohet në ekipin e ri, gjithçka do të mbyllet në ditën e nesërme

Keidi Bare do të mbyll aventurën e gjatë te Espanjoli. Pas disa viteve në këtë skuadër, mesfushori shqiptar ka marrë një vendim të ri në karrierën e tij. Ai do t’i bashkohet Zaragozës, e cila në sezonin e ri do të luajë në La Liga 2.

Marrëveshja mes klubeve është arritur dhe gjithçka do të mbyllet ditën e nesërme. Aty do të vijë prezantimi dhe zyrtarizimi i Bares i cili mbetet në Spanjë, vetëm se këtë herë me një tjetër fanellë, atë të Zaragozës. /Sport Ekspres/