Katër nga tetë skuadrat shqiptare që luajtën në kupat e Europës vazhdojnë ëndrrën. Nga Shkëndija dhe Kukësi në Champions League, te Laçi dhe Drita në Europa League.
Ende pa u “shëruar” mirë plagët e Valetas, mbas kualifikimit mes akuzave dhe polemikave nga presidenti Gjici, Kukësi do të vendoset përballë Karabakut të Ansi Agollit në turin e dytë të Champions. Kundërshtar tejet i vështirë! Ndeshja e parë luhet në “Loro Boriçi” më 25 korrik, ndërsa takimi i kthimit në Azerbajxha, më datën 1 gusht.
Në të njëjtin kompeticion, kundërshtari i radhës për Shkëndijen është Sherif Tiraspol. Kampionët e Moldavisë janë një skuadër e fort, por jo e pakalueshme. Tetovarët do të jenë ekipi pritës në ndeshjen e parë më 24 korrik në Shkup, ku do të provojnë të vendosin një avantazh përpara ndeshjes së kthimit më 31 korrik.
Nga Champions-i në Europa League (në bazë të formulës së re) do të luajë Drita. Kampionët e Kosovës do të përballen me Dundelanxh të Luksemburgut në turin e dytë kualifikues. Nga skuadrat shqiptare, në Europa League është edhe Laçi, që realizoi atë që dukej e pamundur, duke kaluar Anorthosis dhe tashmë do të ketë si kundërshtar Molden nga Norvegjia.
Ndeshjet e ardhshme të skuadrave shqiptare në Europë
Champions League
Shkëndija-Sherif Tiraspol 24 korrik-31 korrik
Kukësi-Karabak 25 korrik-1 gusht
Europa League
Dudelanzh-Drita 26 korrik-2 gusht
Molde-Laçi 26 korrik-2 gusht