Katër klube shqiptare janë kampione në katër kampionate të ndryshme në Ballkan. Përpos “Abissnet Superiore”-s dhe Ballkanit në Superligën e Kosovës, titullin e kanë fituar sot edhe Struga në Maqedoninë e Veriut dhe Deçiçi në Malin e Zi.
Skuadra nga Tuzi ka mposhtur sot në transfertë me rezultatin minimal 1-0 Sutjeskën. Tre pikë vendimtare, të cilat e kanë kurorëzuar Deçiçin kampion një javë përpara përfundimit të kampionatit. Kjo është hera e parë në histori për Deçiçin që arrin të fitojë trofeun më të rëndësishëm të futbollit malazez./Halit Delibashi-Sport Ekspres/