Juventusi po shqyrton alternativat në merkato për të gjetur zëvendësuesin e duhur të Dushan Vlahoviçit. Në tryezën e bardhezinjve qarkullojnë katër emra, ndër të cilët gjendet edhe ai i Xhakomo Vrionit. Luis Muriel është profili më i pëlqyer nga drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”, ndërsa alternativa të tjera janë edhe ato të Arnautoviçit dhe Milikut.
Ndërkohë Vrioni është një lojtar që përputhet me idetë e Juventusit. Një futbollist i ri që nuk e ka problem faktin se do të qendrojë rezervë e sulmuesit kryesor, por që do të jetë i vlefshëm në momentin që do i jepet mundësia për të luajtur. Edhe pse qartësisht nuk është opsioni i parë në këtë merkato, Xhakomo Vrioni është një pistë serioze për Juventusin e sezonit të ardhshëm./Sport Ekspres/