Kategoria Superiore & Kategoria e Parë, të hënën zbardhet kalendari i kampionateve për sezonin 2024-2025

Kalendari i kampionatit të “Kategorisë Superiore 2024-2025” dhe ai i “Kategorisë së Parë 2024-2025” do të zbardhen ditën e hënë, teksa në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” do të hidhet shorti për edicionin e ri të këtyre dy kampionateve.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se shorti për edicionin e 86-të të kampionatit Kategoria Superiore dhe Kategorisë së Parë do të hidhet ditën e hënë më datë 15 korrik, duke nisur nga ora 12:00.

Kampionati Kategoria Superiore do të nisë më datë 18 gusht 2024 dhe është planifikuar të mbyllet në muajin maj 2025. Ndërsa kampionati i “Kategorisë së Parë” është programuar të nisë më 24 gusht dhe të mbyllet më 19 prill 2025.

Në kampionatin Kategoria Superiore këtë sezon marrin pjesë këto skuadra: KF Egnatia, KF Partizani, KF Skënderbeu, KF Vllaznia, KF Tirana, KF Teuta, FC Dinamo City, KF Laçi, AF Elbasani dhe FK Bylis.

Ndërsa në kampionatin e Kategorisë së Parë do të marrin pjesë këto skuadra: Flamurtari FC, Vora, KF Erzeni, FK Kukësi, FK Apolonia, KS Korabi, KS Kastrioti, KF Burreli, FC Lushnja, FC Besa, KF Pogradeci dhe KF Valbona.