Në Kategorinë e Parë janë mbyllur takimet sa i përket grupit A dhe grupit B. Një çmenduri e madhe vjen nga Apolonia, e cila turpëroi Elbasanin me rezultatin 7-0 që në pjesën e parë, por duke e mbyllur takimit po me të njëjtat shifra. Faktikisht grupi B ka pasur lumë golash, pasi Pogradeci ka fituar 4-3 ndaj Devollit, ndërsa Shënkolli dhe Lushnja kanë ndarë pikët në shifrat 2-2.
Ndërkohë në grupin A është Dinamo që fitoi ndaj Tërbunit, duke lënë një shpresë. /Sport Ekspres/
Grupi A
Egnatia-Kastrioti 0-1
Korabi-Besëlidhja 1-2
Erzeni-Veleciku 2-0
Dinamo-Tërbuni 2-0
Burreli-Shkumbini 2-1
Grupi B
Pogradeci-Devolli 4-3
Apolonia-Elbasani 7-0
Shënkolli–Lushnja 2-2