Kategoria e Parë, renditje/ Vora dhe Flamurtari marrin fitore me aromë Superiore, pranë ngjitjes në elitë

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Sot janë luajtur edhe tre takime në Kategorinë e Parë, përveç ndeshjeve të Superiores. Dy vendet e para, Vora dhe Flamurtari janë përballur me dy vëndet e fundit, Valbona dhe Erzeni. Një fitore e njëjtë për të dy ekipet kryesuese që ia kanë dalë me shifrat 2-0, përkatësisht Vora kundër Erzenit me golat e Tabakut dhe Ruzgis, ndërsa Flamurtari kundër Valbonës me golat e Ememe dhe Oshafit.

Nga krahu tjetër Lushnja fitoi 1-0 kundër Kastriotit falë golit të Kamissoko në minutën e 23. Kështu Vora dhe Flamurtari mbajnë dy vendet e para, me Vorën që ka dy pikë më shumë se Flamurtari. Por më shumë sesa titulli kampion në Kategorinë e Parë, ajo që vlen është ngjitja në Superiore. Të dyja këto ekipe kanë krijuar diferencë të madhe me Besën e vendit të tretë. /Sport Ekspres/