Ditën e sotme janë luajtur edhe ndeshjet e javës së 9 të Kategorisë Superiore. Trajneri italian i Dinamos ka debutuar me nje barazim ndeshjen e sotme, duke i dhënë kështu pikën e dytë në kampionat dinamovitëve, që barazuan 1-1 kundër Veleçikut. Ndërsa Kastrioti vazhdon të kryesojë i sigurt, duke marrë edhe sot 3 pikët e radhës, megjithëse me një rezultat minimal.
Ndërkohë surpriza ka rezervuar kjo javë në grupin B, ku Lushja ka pësuar një humbje të dyfishtë, njërën në fushën e lojës kundër Ilirisë dhe tjetrën në tabelën e renditjes, ku lagunarët i kanë dorëzuar kreun Pogradecit. Vlen për t’u përmendur gjithashtu edhe fitorja e thellë e Apolonisë, që ka mposhtur Orikun me shifrat 3-0./Sport Ekspres/
Grupi A
SHKUMBINI 0-0 EGNATIA
BURRELI 1-0 TËRBUNI / Stana 14?
DINAMO 1-1 VELEÇIKU / Celiku 70’ | Toma 66’
ERZENI 1-0 BESËLIDHJA / Djidjiwa 89’
KORABI 0-1 KASTRIOTI / Ajazi 53’
Grupi B
TURBINA 0-1 POGRADECI / Jahaj p. 79’
ILIRIA 2-0 LUSHNJA / Alushi 43? (autogol), Haxhiu 56’
SHËNKOLLI 1-1 ELBASANI / Gruda 31? | Balla 70’
APOLONIA 3-0 ORIKU / Mihana 41? , Omeri 54’, Mehmeti 70’
BESA 3-0 DEVOLLI / Cara 29? , Onuh Chinonso 48’, 61’