Kategoria e Parë, renditja/ Lushnja fiton derbin me Apoloninë, Dinamo po shfaq shenja jete

Ekipet e Katedorisë së Parë kanë zhvilluar ditën e sotme ndeshjet e javës së 11. Në 4 përballjet e Grupit A, 3 prej tyre kanë përfunduar në të njëjtin rezultat, atë 1-1. Ndërsa i vetmi ekip që ka siguruar tre pikët është Korabi, i cili aktualisht mban vendin e dytë në renditje. Ndërkohë Dinamo ka rrëmbyer një tjetër pikë nën drejtimin e trajnerit të ri, duke treguar kështu shenja përmendjeje.

Sa i përket Grupit B, janë zhvilluar 3 takime, ku më i spikaturi ka qenë derbi i Myzeqesë mes Lushnjes dhe Apolonisë. Lushnjarët kanë arritur të fitojnë këtë ndeshje me shifrat 2-1, duke qendruar kështu në vendin e dytë me vetëm një pikë diferencë nga vendi i parë, ndërsa fierakët e shohin veten një vend më poshtë në klasifikim. Takimet e tjera kanë përfunduar në shifra të barabarta./Sport Ekspres/

Grupi A:

SHKUMBINI 1-1 DINAMO | Mustafaj 34? / Qoshku 40?

TËRBUNI 1-1 ERZENI | Përgjini 32? / Enok 66?

VELEÇIKU 1-2 KORABI  | Bega 87’ / Xhabrahimi 14?, Skuka 64?

BURRELI 1-1 EGNATIA | Gjonaj 42? / Reinert 75?

Grupi B:

TURBINA 1-1 SHËNKOLLI | Jaupi 84’/ Kryemadhi 78’

LUSHNJA 2-1 APOLONIA | Canka 37?, Mezini 51? / Gjata 33?

ILIRIA 0-0 POGRADECI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *